• петок, 05 декември 2025

Kryeshefi i Shtatëmadhorisë, Lafçiski në Konferencën koordinuese të krahut jugor të NATO-s

Kryeshefi i Shtatëmadhorisë, Lafçiski në Konferencën koordinuese të krahut jugor të NATO-s

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Me ftesë të komandantit të Komandës së forcave të bashkuara – Napoli (Joint Force Command Naples - JFC Naples), delegacioni i Armatës i udhëhequs nga kryeshefi i Shtatëmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, nga sot deri më 19 nëntor do të marrë pjesë në Konferencën koordinuese të komandantëve të krahut jugor të NATO-s, e cila do të mbahet në Napoli, Republika e Italisë. 

Në konferencë do të marrin pjesë kryeshefat e Shtatëmadhorive të Armatave nga rajoni dhe përfaqësues të vendeve partnere të NATO-s, ndërsa do të diskutohet për tema me rëndësi strategjike për Aleancën, planet rajonale të NATO-s, si dhe aktivitetet që janë nën kompetenca të Komandës së bashkuar të forcave të NATO-s në Napoli.  

Siç informon Zyra për marrëdhënie ushtarake me publikun e Shtatëmadhorisë së Armatës, konferenca do të përfundojë me ceremoninë e dorëzimit të detyrës Komandanti i JFC Naples, në të cilën admirali Stjuart Manç do t'ia dorëzojë detyrën admiratlit Xhorxh Uikof. qa/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан