Kryeparlamentari Gashi nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Parlamentin ndërkombëtar për tolerancë dhe paqe (IPTP)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, së bashku me Kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed Bin Mohamed Aljarwan nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit tonë dhe Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP).
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, së bashku me Kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed Bin Mohamed Aljarwan nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit tonë dhe Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP).
Siç informoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, ky memorandum paraqet një kornizë të rëndësishme institucionale që synon thellimin e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar në fushat e tolerancës, paqes dhe dialogut demokratik, pjesëmarrjen e rregullt të Kuvendit në sesionet, komitetet dhe iniciativat e IPTP-së, shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit për aktivitetet, dokumentet dhe projektet parlamentare të kësaj organizate, koordinimin e mundësive për realizimin e ngjarjeve të përbashkëta, konferencave dhe projekteve me interes të dyanshëm.

Ndryshe, Këshilli Global për Tolerancë dhe Paqe është një organizatë ndërkombëtare e themeluar në vitin 2017 në Maltë, bazuar në një marrëveshje diplomatike me Qeverinë e Maltës, e cila i jep asaj privilegje dhe imunitete diplomatike.
"Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm për avancimin e rolit të Kuvendit në arenën ndërkombëtare dhe një kontribut domethënës në promovimin e vlerave të dialogut, respektit reciprok dhe paqes globale", thekson shërbimi për shtyp i Kuvendit. ls/
Foto: Kuvend