Kryeministri shqiptar, Edi Rama për vizitë në Vatikan
- Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, me ftesë të papa Leo XIV, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan.
Tiranë, 4 shkurt 2026 (MIA) - Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, me ftesë të papa Leo XIV, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan.
Sipas agjendës së publikuar nga agjencia qeveritare për mediume dhe informata, Rama do ta vizitojë Pallatin apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin "San Damaso" nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.
Pritja do t’i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanca delle Lakrim, Kapellën Paolina, Sala Rexhia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.
Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën "Santa Maria Maxhore".
Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.
Foto: МIА arkivi