Kryeministri Mickoski pret procedurë të shpejtë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri publik
- – Deputetët e zgjedhin prokurorin publik, ata vendosin cila është zgjidhja më e mirë për këtë funksion. Kryeprokurori publik do të zgjidhet në thirrje publike, në të cilën do të mund të paraqiten çdonjëri i cili do t’i përmbushë kushtet sipas ligjit dhe thirrjes së publikuar. Këtë sot e theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Lupço Kocevski.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) – Deputetët e zgjedhin prokurorin publik, ata vendosin cila është zgjidhja më e mirë për këtë funksion. Kryeprokurori publik do të zgjidhet në thirrje publike, në të cilën do të mund të paraqiten çdonjëri i cili do t’i përmbushë kushtet sipas ligjit dhe thirrjes së publikuar. Këtë sot e theksoi kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me propozimin e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Lupço Kocevski.
Kryeministri tha se pret që shpejtë të zhvillohet e gjithë procedura e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri publik.
“Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit publik tashmë është shpjeguar. I njëjti nëse nuk është dorëzuar deri më tani, do të dorëzohet”, tha Mickoski.
Për mendimin negativ nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë në lidhje me propozimin për shkarkimin e Kocevskit, kryeministri tha se ai është qëndrim i atij organi, gjegjësisht se Qeveria ka mendim ndryshe.
Qeveria në mbledhjen e djeshme miratoi propozim për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik, Lupço Kocevski. Në shpjegimin e vendimit ishte theksuar se Qeveria e vazhdon procedurën që ishte ndërprerë përkohësisht gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Propozimi në Kuvend për shkarkimin e Kocevskit nga funksioni zbatohet në bazë të nenit 88 paragrafi 1 nga Ligji për Prokurorinë Publike, ndërsa pas mendimit paraprak të marrë nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Këshilli i Prokurorëve Publikë dje dha mendim negativ në lidhje me propozimin e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik. fc/
Foto: MIA