Kryeministri Mickoski në Samitin për zgjerimin e BE-së në Bruksel
- Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite në Bruksel do të marrë pjesë në Samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga televizioni Euronjuz, i cili është menduar si një takim ku përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve kandidate do të diskutojnë për të ardhmen e integrimit evropian.
Bruksel, 4 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pasdite në Bruksel do të marrë pjesë në Samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga televizioni Euronjuz, i cili është menduar si një takim ku përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve kandidate do të diskutojnë për të ardhmen e integrimit evropian.
Bëhet fjalë për ngjarje të parë të këtij lloji në të cilën krijuesit e politiukave, ekspertët dhe liderët në transmetimin televiziv drejtpërdrejtë do të debatojnë për zgjedhjen kyçe të Evrpës: Nëse Unioni do të zgjerohet dhe do të zhvillohet ose do të rrezikojë sagnim?
"Lufta e kufijve të BE-së dhe aspiratat rritëse demokratike në fqinjësinë e saj e kanë bërë zgjerimin më shumë se politikë: ky tani është imperativ strategjik", theksohet në paralajmërimin e ngjarjes.

Pritet që Samiti të hulumtojë nëse hoirizonti i zgjerimit deri në vitin 2030 për vende-kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor dhe nga Partneriteti lindor është i besueshëm ose simbolik, sikur do të ishte integrimi më i thellë për demokraci, ekonomi dhe autonomi strategjike të Evropës.
"A është BE-ja e gatshme të jetë më e madhe dhe më e llojllojshme në të ardhmen? A mundet t'i plotësojë premtimet e saj dhe njëherit t'i vlerësojë vlerat e saj", shtohet në njoftim.
"Përveç Mickoskit, në Samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta, presidentëve të Moldavisë, Serbisë dhe Ukrainës, Maja Sandu, Aleksandar Vuçiq dhe Volodimir Zelenski, e kryeministrave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Milojko Spajiq, si dhe e eurokomisares për Zgjerim, Marta Kos, si dhe kryetarit të Komitetit për punë të jashtme ztë PE-së Dejvid Mekalister dhe anëtarit të këtij Komiteti, Mark Botenga. mb/
Foto: Printskrin