• четврток, 04 декември 2025

Kryeministri Mickoski në një ngjarje të Odës Ekonomike Gjermani - Maqedoni e Veriut, mundësi për shkëmbim të përvojave

Kryeministri Mickoski në një ngjarje të Odës Ekonomike Gjermani - Maqedoni e Veriut, mundësi për shkëmbim të përvojave

Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot mori pjesë në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani – Maqedoni e Veriut, e cila, siç thotë ishte mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe njoftim me trendet aktuale dhe nismat në bashkësinë e biznesit. 

“Sot mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Oda Ekonomike Gjermani – Maqedoni e Veriut, ku pata mundësi të dëgjoj prezantime të dobishme dhe të shkëmbejmë përvoja me të pranishmit. Ngjarja ishte mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim dhe njoftim me trendet aktuale dhe nismat në bashkësinë e biznesit”, shkroi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. 

Në takim mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski. 

“Rritje e ekonomisë, investime të reja dhe vende të reja të punës është prioritet numër një. Politikat të cilat i zbatojmë i drejtomë drejtpërdrejt drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Falënderojmë Ambasadën e Gjermanisë, Biznesin Gjerman në Maqedoni dhe Ekipin Ekonomik Gjerman për kontributin dhe mbështetjen drejt realizimit të politikave ekonomike”, shkroi Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk. 

Bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtarë, shtoi, ai, ofron mbështetje të fuqishme në nxitjen e rritjes ekonomike, stabilitetit të shtetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. fc/

 

Остани поврзан