KRRE uli kompensimet për shpërndarjen, transmetimin dhe për operatorin e tregut të energjisë elektrike
- Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) për 3,64 për qind e uli kompensimin për shpërndarjen e energjisë elektrike, përkatësisht për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike të Elektro-shpërndarje, nga 1 janari i vitit 2026. Për të njëjtën periudhë për 2,67 për qind ë[shtë ulur kompensimi për transmetimin e energjisë elektrike, përkatësisht për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO, ndërsa për 3,4 për qind çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike MEMO.
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) për 3,64 për qind e uli kompensimin për shpërndarjen e energjisë elektrike, përkatësisht për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike të Elektro-shpërndarje, nga 1 janari i vitit 2026. Për të njëjtën periudhë për 2,67 për qind ë[shtë ulur kompensimi për transmetimin e energjisë elektrike, përkatësisht për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO, ndërsa për 3,4 për qind çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike MEMO.
Me vendimin e marrë sot, siç informoi kryetari KRRE, Marko Bislimoski, ndikimi në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike që konsumatorët do ta paguajnë në tregun e rregulluar do të jetë mesatarisht nga 1 deri në 1,2 për qind. Ndikimi, ndërkaq, në çmimin përfundimtar për transmetimin e energjisë elektrike është 4 për qind, për shpërndarjen e energjisë elektrike është 33 për qind, ndërsa ndikimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike është 0,19 për qind. Kështu, në përgjithsëi, në pjesën ku ka ndikim KRRE në çmimin e energjisë elektrike, ka një ulje prej 37 për qind të çmimit përfundimtar.
"Këto vendime sigurojnë që kompanitë të mbulojnë shpenzimet e tyre, t'i realizojnë investimet e miratuara dhe të mbulojnë shpenzimet e blerjes së humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin përkatës. Gjatë marrjes së këtyre vendimeve për transmetimin e energjisë elektrike, përmes faktorit korrigjues janë marrë 7.1 milionë euro, të cilat kompania i ka arritur në vitin 2024 më shumë se sa është miratuar nga KRRE, ndërsa në Elektro-shpërndarje janë marrë 16.3 milionë euro", tha Bislimoski në konferencën e sotme për shtyp.

Uljet që i solli KRRE, siç theksoi, do të llogariten gjatë përcaktimit të çmimit të furnizuesit universal EVN Houm për amvisëri dhe konsumatorët e vegjël. Pret që gjatë javës së ardhshme EVN Houm t'i paraqesë llogaritjet në KRRE, të cilat KRRE do të duhet t'i kontrollojë nëse është zbatuar sistemi tarifor dhe në bazë të kësaj, EVN Houm do të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2026 në tregun e rregulluar.
"Me vendimin e sotëm të KRRE-së të gjithë elementët që përbëjnë çmimin përfundimtar dihen: çmimi dhe sasia me të cilën furnizohet energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit, janë mbyllur edhe furnizimet për humbje. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Houm, nën mbikëqyrjen tonë, të bëjë llogaritjen dhe të publikojë çmimet përfundimtare sipas blloqeve. Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36 për qind", thekson Bislimoski.
Ende siç tha, nuk nuk mund të thuhet sa do të çmimi përfundimtar i energjisë elektrike që konsumatorët do të paguajnë pas 1 janarit, sepse duhet të bëhen llogaritjet nga EVN Houm në pjesën e furnizimit dhe shtoi se krahas sasive të energjisë elektrike të cilat furnizuesi universal i siguron nga EMV sipas Ligjit të Energjisë, duhet të blejë edhe një përqindje të përshtatshme nga prodhuesit preferencialë të energjisë elektrike, të cilët zakonisht në nivel vjetor janë 250 deri në 260 milionë kilovat. Për atë, theksoi, se vetëm EVN Houm i ka të dhënat. Plus duhet të zbatohet marzhi për të gjithë elementët e llogaritjes.
I pyetur nëse nga 1 janari do të ketë një rritje të periudhës së tarifës së lirë të energjisë elektrike gjatë ditës, tha se mundet, por do të duhet nga ora 22 të zhvendoset në 00:00 fillimi i tarifës së lirë gjatë natës.
Foto: MIA