• вторник, 09 декември 2025

Kremtim i festës Shën Klimenti i Ohrit

Kremtim i festës Shën Klimenti i Ohrit

Shkup-, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Para monumentit të Shën Klimentit të Ohrit në oborrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare "Shën Klimenti i Ohrit" do të vendosen kurora me rastin e festës shtetërore kushtuar shenjtorit.

Në kremtim do të marrin pjesë delegacione nga Kabineti i Presidentes, Kuvendit, Qeverisë, Shtatmadhorisë, KOM-it, si dhe përfaqësues të institucioneve, korit diplomatik dhe partive politike.

Në Kuvend sot tradicionalisht do të ndahet çmimi shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2025 - njohja më e lartë për arritje afatgjata në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetit, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit njerëzor dhe në aktivitetet shoqërore me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Këtë vit, fitues të çmimit janë akademiku Vitomir Mitevski - për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit, ndërsa për arritje në fushën e kulturës dhe artit, çmimin do ta marrin kompozitori Zhivoin Glisiq dhe artisti i artiti figurativ Bedi Ibrahim. mb/

Foto: MIA

 

 

 

 

Остани поврзан