• петок, 05 декември 2025

Kremlini: Putini më 4 dhe 5 dhjetor do të qëndrojë në Indi

Kremlini: Putini më 4 dhe 5 dhjetor do të qëndrojë në Indi

 Moskë, 28 nëntor 2025 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do ta vizitojë Indinë më 4 dhe 5 dhjetor me ftesë të kryeministrit Narendra Modi, njoftoi sot Kremlini. 

“Vizita do të ofrojë një mundësi për të diskutuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve ruse-indiane dhe partneritetin e tyre të veçantë strategjik, si dhe për të diskutuar çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale”, bëhet e ditur në kumtesën e Kremlinit.

Vizita e Putinit në Indi është paraparë të përfundojë me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjeve tregtare. Gjithashtu pritet takim i Putinit me kryeministrin indian Draupadi Murmu. 

India është një nga importueset më të mëdha të naftës në botë, ndërsa pas ofensivës ruse ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Nju Delhi blen naftë ruse me çmime më të ulëta. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në gusht i rriti doganat për 50 për qind për pjesën më të madhe të importit nga India, duke e akuzuar për financimin e luftës ruse. Doganat e Trampit sollën përkeqësim të marrëdhënieve ndërmjet Indisë dhe SHBA-së, të cilat negociojnë për marrëveshje për tregti të lirë. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан