• сабота, 06 декември 2025

Krasniqi: Kuvendet lokale në Kosovë janë konstituuar në përputhje me Kushteutën

Krasniqi: Kuvendet lokale në Kosovë janë konstituuar në përputhje me Kushteutën

Prishtinë, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Ushtruesi i detyrës ministër i Vetadministrimit Lokal Elbert Krasniqi deklaroi se konstituimi i sotëm i kuvendeve komunale në Kosovë u zbatua në përputhje me dispozitat e Kushtetutës.

Ai u dëshiroi mandat të suksesshëm kryetarëve të rinjë të kuvendeve.

"Sot janë mbajtur mbledhjet inauguruese në komunat Gjakovë, Graçanicë, Leposaviq, Lipjan, Mamushë, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtëprcë, Shtime, Zubin Potok dhe Zveçan. Gjithçka po zhvillohet në rregull dhe në përputhje me dispozitat kushtetuese", ka shkruar Krasniqi në Fejsbuk. bsh/

Foto: Arkiv 

Остани поврзан