Kostadinovski: Tridhjetë e tre vjet nga miratimi i Kushtetutës së parë, kjo ditë le të jetë një kujtesë e obligimit që të ruhet sistemi i vlerave
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka dërguar urim me rastin e 33 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së parë.
Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski ka dërguar urim me rastin e 33 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së parë.
"Me miratimin e Kushtetutës në vitin 1991 u ridizajnua rregullimi i brendshëm i sistemit dhe i institucioneve dhe kjo Kushtetutë reflektonte aspiratën e brezit të atëhershëm për një Republikë të lirë, sovrane dhe të pavarur. Me miratimin e Kushtetutës si akt më të lartë juridik, lindi shpresa e qytetarëve për një jetë më të mirë, një shtet demokratik ku do të sundojë ligji", thekson Kostadinovski, informon Gjykata Kushtetuese.
Kjo ditë, 17 nëntori, shton Kostadinovski, duhet të jetë një kujtesë e obligimit të gjeneratës sonë, të secilit prej nesh që të mos tradhtojë shpresat e trashëguara dhe të kontribuojë në ndërtimin e shtetit juridik, të përballet me sistemin e vlerave të përfshirë në Kushtetutë.
"Të gjithë e kemi për detyrë ta zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe më e rëndësishmja, të jemi lojal ndaj Kushtetutës. Sot i bëj thirrje secilit prej nesh që fuqia e Kushtetutës buron nga vendosmëria e çdo qytetari për të qëndruar pas saj dhe për ta mbrojtur atë", thekson mes tjerash Kostadinovski.
Dita e sotme, thekson Kostadinovski, le të jetë edhe një konfirmim për qytetarët, të jenë të sigurt se Gjykata Kushtetuese do ta ruajë dhe mbrojë pa kompromis Kushtetutën me të gjitha vlerat e saj, do ta mbrojë lirinë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Foto: Gjykata Kushtetuese