• петок, 05 декември 2025

Kostadinovski: Lojaliteti ndaj Kushtetutës është detyrë e secilit qytetar

Kostadinovski: Lojaliteti ndaj Kushtetutës është detyrë e secilit qytetar

Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, 34 vite nga miratimi i saj, kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski përmes video fjalimit i uroi qytetarët dhe u bëri thirrje për lojalitet ndaj Kushtetutës dhe përmbushjes së detyrës së tyre ndaj atdheut.

"Me rastin e 17 nëntorit, ditës kur para 34 viteve është miratuar Kushtetuta e Republikës, ju bëj thirrje të jemi lojalë ndaj Kushtetutës, kjo është detyra jonë. Fuqia e Kushtetutës qëndron në përkushtimin e secilit qytetar për ta mbrojtur të njejtën. Vetëm nëse secili prej nesh e ndjen atë detyrë, të drejtat kushtetuese do të mbrohen", tha Kostadinovski.

Ai theksoi se ndërtimi i shtetit juridik sot paraqet akt të një patriotizmi kulmor dhe dashuriendah vendit të vet, si dhe mënyrë më e sigurt për t'u ruajtur premtimi i të parëve dhe të sigurohet e ardhmja për trashëguesit në një shtet të lirë, demokratik dhe prosperues.

"Ju bëj thirrje në këtë ditë, si gjeneratë ta përmbushim detyrën tonë ndaj atdheut", theksoi kryetari i Gjykatës kushtetuese. ab/

Foto: Gjykata kushtetuese

Остани поврзан