Koshta: KB-ja duhet të reformohet, por askush nuk mund ta zëvendësojë atë
- Kombet e Bashkuara duhet të reformohen, por askush nuk mund ta zëvendësojë atë - ajo duhet të mbetet themeli i sistemit shumëpalësh, tha kryetari Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Strasburg, 24 mars 2026 (MIA) - Kombet e Bashkuara duhet të reformohen, por askush nuk mund ta zëvendësojë atë - ajo duhet të mbetet themeli i sistemit shumëpalësh, tha kryetari Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Ata janë forumi i vetëm me legjitimitet universal dhe kapacitet për mbështetje të bashkëpunimit efikas multilateral, theksoi Koshta në fjalimin në Institutin për shkenca politike në Paris (SciencesPo), duke iu drejtuar studentëve dhe profesorëve nga më shumë se njëqind vende.
Koshta vlerësoi se bota sot po karakterizohet me "një kaos në rritje, ku e drejta ndërkombëtare shpesh herë i nënshtrohet forcës, ndërsa multipolariteti po përforcohet, ndërsa forcat e mesme gjtihnjë e më shumë duan ta luajnë rolin global".
"Çdo ditë vendet në zhvillim e zgjerojnë madhësinë, vetëbesimin dhe fuqinë e tyre. Kombinimi i dy faktorëve - erozioni i respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe multipolariteti në rritje - është më relevant për ne sot, më relevant për Bashkimin Evropian. Pra, cili duhet të jetë roli i Bashkimit Evropian në këtë kontekst? Përgjigja vjen përmes asaj që unë do t'i quaja tre P-të: parimet, partneritetet dhe fuqia", tha ai.
Parimet, shtoi ai, nënkuptojnë respekt të vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare dhe mbështetje për paqe.
Ai, gjithashtu, theksoi se partneritetet nënkuptojnë përforcim të rrjetit global të bashkëpunimit me aleatët, ndërsa fuqia nënkupton përforcim të konkurencës së ekonomisë evropiane dhe mbrojtjes strategjike.
Ai tha se Evropa do të vazhdojë t'i ndihmojë Ukrainës derisa nuk arrihet paqe e drejtë dhe e përhershme dhe e përshkroi situatën në Lindjen e Mesme si shqetësuese.
Ai e përsëriti thirrjen ndaj vendeve anëtare për depërshkallëzim, duke e respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe respektimin e lirisë së lundrimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Koshtës, Bashkimi Evropian mbetet një partner i sigurt dhe i parashikueshëm në një botë që ndryshon me shpejtësi, ndërsa qëllimi i tij është të formësojë një ekuilibër të ri ndërkombëtar përmes partneriteteve multilaterale dhe autonomisë strategjike.
Problemet globale kërkojnë zgjidhje multipolare dhe multilaterale, ndërsa Evropa duhet të jetë në qendër të këtij procesi", tha ai. sa/
foto: EPA