• сабота, 22 февруари 2025

Koshta: BE-ja duhet të përfshihet në negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Koshta: BE-ja duhet të përfshihet në negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Bruksel, 17 shkurt 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, në mënyrë që të hartohet arkitektura e ardhshme e sigurisë evropiane, tha kryetari i i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

"Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Në negociatat për një arkitekturë të re të sigurisë, ne duhet të marrim parasysh se Rusia përbën një kërcënim global, jo vetëm një kërcënim për Ukrainën, theksoi Koshta përpara takimit urgjent të liderëve evropianë në Paris, në të cilin do të diskutohet për situatën në Ukrainë.

Ai theksoi se "Evropa duhet të jetë një lojtar kyç në hartimin e një arkitekture të re të sigurisë" nëse presidenti amerikan Donald Tramp "do që me të vërtetë evropianët të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан