• петок, 14 јуни 2024

Koreja e Veriut lansoi "raketë balistike të paidentifikuar"

Koreja e Veriut lansoi

Seul, 17 maj 2024 (MIA) - Koreja e Veriut ka gjuajtur të paktën një "raketë balistike të paidentifikuar", njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut. 

Koreja e Veriut ka gjuajtur raketë balistike të paidentifikuar në drejtim të Detit Lindor, të quajtur edhe Deti Japonez, njoftoi shefi i Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut. 

Derisa televizioni publik japonez NHK, duke iu referuar burimeve shtetërore, sipas gjitha gjasave raketa ishte me rreze të vogël veprimi. 

Hedhja e raketës ka ndodhur disa orë pasi Kim-Jo-jong, motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un, e mohoi se Koreja e Veriut i dërgon armë Rusisë. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан