Kopsht i ri për fëmijë në komunën Gjorçe Petrov
- Kopsht i ri i fëmijëve po fillon të ndërtohet në lagjen Deksion, komuna Gjorçe Petrov. Siç sqaruan kompetentët, është paraparë të prëbëhet nga kati përdhesë dhe një kat tjetër. Bruto sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 1.030 metra katrorë. Kapaciteti është gjashtë grupe të fëmijëve në kategori të ndryshme moshash. Afati për përfundimin e tij është dy vite nga dita e vendosjes së punës.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Kopsht i ri i fëmijëve po fillon të ndërtohet në lagjen Deksion, komuna Gjorçe Petrov. Siç sqaruan kompetentët, është paraparë të prëbëhet nga kati përdhesë dhe një kat tjetër. Bruto sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 1.030 metra katrorë. Kapaciteti është gjashtë grupe të fëmijëve në kategori të ndryshme moshash. Afati për përfundimin e tij është dy vite nga dita e vendosjes së punës.
Investuese është Komuna Gjorçe Petrov, kontraktor "Vardargradba" - SHPK, fshati Trubarevë - Shkup, ndërsa mbikëqyrës #Divi Makedonija" - SHPK - Shkup. Vlera është 69.461.423,04 denarë - pa TVSH apo 81.964.479,19 denarë - me TVSH.

Në fillimin zyrtar të ndërtimit të kopshtit morën pjesë kryeministri Hristian Mickoski, zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski dhe deputeti Bojan Stojanoski.
Stojkoski shprehi kënaqësi nga ngjarja dhe foli për projektet që pasojnë në të ardhmen. Vellkovski e falënderoi kryetarin e komunës për përpjekjet që i bën për të mirën e Komunës. Kryeministri dëshiroi që objekti të përfundohet sa më parë.

"Disa kopshte përnjëherë po ndërtohen këtu dhe jam i bindur se për kohë shumë të shkurtë nga sot, lista e pritjes tashmë nuk do të jetë listë e pritjes, por secili fëmijë që dëshiron të shkojë në kopsht, përkatësisht do të ketë nevojë për kapacitet akomodimi, do ta ketë të njejtin", nënvitoi Mickoski, duke shtuar se kjo është në drejtim të politikave profamiljare të kësaj Qeverie.
Me hapjen e këtij kopshti, siç potencuan kompetentët, pritet të krijohen 102 vende të reja për fëmijë, që drejtpërdrejtë ndikon në uljen e listës së pritjes, të përmirësohet cilësia e shërbimeve për zhvillim të hershëm fëmijëror, të hapet mundësi për punësim të më shumë edukatirëve, kujdestarëve dhe personave profesionistë, të përmirësohen kushtet për punë në kopshtet ekzistuese përmes shkarkimit të kapaciteteve, të rritet qasja drejt shërbimeve parashkollore për familjet e reja në Deksion dhe lagjet përreth. ab/
Foto: МIА