• петок, 05 декември 2025

Konkurs i përsëritur për akomodim në konvikte studentore ku ka vende të lira

Konkurs i përsëritur për akomodim në konvikte studentore ku ka vende të lira

 Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga sot është hapur mundësia për aplikimin e studentëve për akomodim në konvikte studentore ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë.

Në publikimin në faqen e internetit të MASH-it është theksuar se vende të lira ka në konviktet studentore shtetërore "Koço Racin" në Manastir, "Tome Stefanovski - Seniq" dhe Pellagonija" në Shkup, "Nikolla Karev" në Ohër dhe në konviktin studentor privat "Hiljadnikov" në Shtip.

Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të muajit aktual. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike me ato të aplikimit të parë dhe mund të shihen në linkun e mëposhtëm.
 
https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konkursi-mon/konkurs-za-priem-na-studenti-zapisani-na-dodiplomski-studii-vo-drzavnite-i-privatnite-studentski-domovi-vo-republika-severna-makedonija-za-studiskata-20242025-godina, theksohet në publikimin e MASH-it.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан