• сабота, 21 февруари 2026

Konferencë për efikasitet dhe pavarësi në gjyqësor

Konferencë për efikasitet dhe pavarësi në gjyqësor

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) – Me qëllim të avancimit të reformave gjyqësore dhe afrimin drejt standardeve evropiane, sot në Shkup do të mbahet konferenca “Fuqizimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut. 

Fokusi do të vendoset në hapat konkretë për përmirësimin e transparencës, modernizimit digjital dhe optimizimit të rrjetit gjyqësor, si pjesë e Strategjisë Zhvillimore të Sektorit për Gjyqësorin 2024–2028.

Konferenca do të fillojë me fjalime hyrëse të ambasadorit të BE-së në shtet, Mihalis Rokas, kryetarit të Gjykatës Supreme, Afrim Fidani, kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov. 

Pas fjalimeve hyrëse do të prezantohen rezultate projektuese nga Raporti për Zbatimin e Strategjisë për Burime Njerëzore për Rrjetin Gjyqësor dhe Udhërrëfyesin për Funksionim të Përmirësuar të Gjyqësorit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан