• петок, 05 декември 2025

Konferencë: "Kërcënimet hibride dhe të informacionit: Nga identifikimi tek përgjigjja sistemike kombëtare”

Konferencë:

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të mbajë fjalim në konferencën “Kërcënimet hibride dhe të informacionit: Nga identifikimi tek përgjigjja sistemike kombëtare”, organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK).

Në konferencë, siç informojnë nga ISK, do të drejtohet edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkur në vend Metju Loson, drejtoresha e Institutit për Studime të Komunikimit, Zhaneta Trajkovska, ndërsa në panel-diskutimin do të drejtohen edhe ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovsi, si dhe profesorë dhe ekspertë të fushës nga vendi dhe Evropa.

Në këtë ngjarje do të promovohet dokumenti për politika publike i përgatitur nga ISK me titull "Reagim institucional ndaj ndërhyrjes së huaj dhe manipulimit me informacione në Maqedoninë e Veriut: modele dhe opsione për politikë". ls/

Foto: printskrin 

 

Остани поврзан