Konferenca vjetore e AmÇam: Digjitalizimi është instrumenti më i fuqishëm për besimin në institucione
- Kur sistemi është i digjitalizuar, proceset do të jenë transparente, vendimet do të bëhen të parashikueshme dhe shërbimet do të jenë të kapshme për të gjithë. Digjitalizimi forcon sundimin e ligjit, ngushton hapësirën për korrupsion dhe ofron shërbime transparente, të unifikuara dhe të arritshme për të gjithë qytetarët. Është një nga instrumentet më të fuqishme që do të na ndihmojë të ndërtojmë besim në institucione dhe të formësojmë një shoqëri cilësore.
Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kur sistemi është i digjitalizuar, proceset do të jenë transparente, vendimet do të bëhen të parashikueshme dhe shërbimet do të jenë të kapshme për të gjithë. Digjitalizimi forcon sundimin e ligjit, ngushton hapësirën për korrupsion dhe ofron shërbime transparente, të unifikuara dhe të arritshme për të gjithë qytetarët. Është një nga instrumentet më të fuqishme që do të na ndihmojë të ndërtojmë besim në institucione dhe të formësojmë një shoqëri cilësore.
Këto janë porositë me të cilat filloi sot konferenca e tretë vjetore e digjitalizimit nga Oda ekonomike amerikane (AmÇam) në Shkup.
Sllave Projkovski, anëtar i bordit të drejtorëve të AmÇam, theksoi se digjitalizimi kërkon një fokus tek njerëzit dhe aftësitë e tyre dhe se nevojitet punë e përbashkët e sektorit publik dhe privat. Për të përmbushur qëllimet e vendosura, është e nevojshme të forcohet korniza e sigurisë kibernetike që siç thekson ai, "është një nevojë nacionale, sepse çdo sistem i ri, çdo proces i ri, çdo lidhje e re duhet të jetë e sigurt.
"Digjitalizimi i shërbimeve shtetërore duhet të ndodhë në bashkëpunim me sektorin privat. Progresi varet nga një - të punojmë së bashku. Na duhet një partneritet i fortë. Qeveria duhet të ushtrojë presion mbi sektorin privat për inovacionet dhe sektori privat duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë për t'u modernizuar. Kur të dyja palët bashkojnë forcat, progresi do të jetë më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm. Njerëzit janë në qendër të transformimit. Duhet të investojmë në aftësi digjitale në çdo nivel, të ndihmojmë institucionet të krijojnë dhe ofrojnë sisteme të reja, kompanitë të digjitalizojnë proceset e tyre dhe qytetarët të ndihen të sigurt kur i përdorin ato", ka thënë Projkovski.
Në vazhdim është panel diskutimi me temën "Transformimi digjital i sektorit publik", me fokus në e- faturat dhe fiskalizimin në kohë reale" me pjesëmarrjen e drejtores së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP).
Janë planifikuar gjithashtu panele për "Nga ndërveprimi deri te rezistenca institucionale, shfrytëzimi i potencialit të të dhënave të lidhura", "Digjitalizimi dhe siguria kibernetike në sektorin e energjetikës", "Përshpejtimi i transformimit digjital në sektorin financiar" dhe "Financimi i digjitalizimit".
Foto: Printskrin