• сабота, 22 февруари 2025

Konferenca e Mynihut: Mickoski - në vend të evropianizimit të Ballkanit - Ballkanizimi i Evropës, takimi i parë mes Mucunskit dhe kreut të ri të diplomacisë bullgare

Konferenca e Mynihut: Mickoski - në vend të evropianizimit të Ballkanit - Ballkanizimi i Evropës, takimi i parë mes Mucunskit dhe kreut të ri të diplomacisë bullgare

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor ishte një nga panelet e Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih që përfundoi dje në kryeqytetin e Bavarisë. Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në këtë panel së bashku me Komisioneren për Zgjerim të BE-së Marta Kos dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, tha se në vend të evropianizimit të Ballkanit, ne jemi përballë ballkanizimit të Evropës dhe standardeve të dyfishta nga BE-ja. Eurokomisionerja Kos, ndërkaq, tha se gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian dëshirojnë t'i përfundojnë negociatat për anëtarësim me dy-tri shtete. Në margjinat e konferencës të shtunën u zhvillua takimi i parë ndërmjet ministrit të Jashtëm Timço Mucunski dhe homologut të tij bullgar Georg Georgiev, me të cilin biseduan për nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Kryeministri Mickoski, në panelin kushtuar anëtarësimit të Ballkanit në BE, vuri në dukje se rruga e Maqedonisë drejt BE-së “ka filluar shumë përpara se të fillonte procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, madje edhe para Kroacisë, por për ne sistemi i meritave është një përrallë”.

“Për ne përralla është kthyer në një objektiv lëvizës. Jemi viktima të bilateralizimit ose, më saktë, lëvizja jonë drejt BE-së është shumë komplekse. Në vend që ta sjellim Evropën në Ballkan, ne sollëm Ballkanin në Evropë. Fatkeqësisht, ka shtete anëtare të BE-së që vijnë nga Ballkani që kanë sjellë me vete në Bruksel konteste bilaterale, në vend që t'i sjellin vlerat e Brukselit në Ballkan”, tha kryeministri Mickoski.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, sot minisatri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski ka marrë pjesë në panel diskutimin e quajtur

Kryeministri tha në fjalën e tij se ndryshimi i emrit nuk ishte shembulli i vetëm i ndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti sovran, por ka qenë edhe ndryshimi i flamurit.

“Synimi ynë është dhe mbetet të jemi, të bëhemi pjesë e BE-së, pa dyshim. Dëgjoj disa komente këtu se ka pasur një fjalim gjatë ditës së parë nga zëvendëspresidenti amerikan Vance dhe se ai fjalim nënkuptonte ndërhyrje të mëdha në punët e brendshme. Ndryshimi i emrit, ndryshimi i flamurit, ndryshimi i monedhës, e të tjera me rradhë? Pa ndërhyrje në punët e brendshme. Sa kohë duhet të vuajmë nga standardet e dyfishta? Këtu nuk po flasim për një proces të bazuar në sistemin e meritave, po flasim për konteste bilaterale që nuk duhet të kenë asgjë të përbashkët me vlerat evropiane”, theksoi Mickoski.

Ai theksoi se vendi ynë ka një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes plotësisht të harmonizuar me BE-në dhe se jemi ndër pesë donatorët më të mëdhenj të Ukrainës për kokë banori, si dhe kemi përmbushur kërkesën prej dy për qindshit për shpenzimet e mbrojtjes në baza vjetore.

“Ne jemi plotësisht në përputhje me kërkesat e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes. Duhet ta theksoj këtë çështje, kur Rusia sulmon dhe mohon identitetin ukrainas, për të cilin foli dje presidenti Zelenski, të gjithë jemi të zëshëm, kritikojmë, luftojmë për të drejtat e popullit ukrainas dhe kundër këtij agresioni të paprecedentë, por kur parlamenti i një shteti anëtar të BE-së sulmon dhe mohon identitetin maqedonas dhe gjuhën time amtare maqedonase, atëherë të gjithë heshtim”, përfundoi Mickoski.

Në fjalën e tij ai tha se Evropa nuk do të jetë e bashkuar pa të gjitha vendet evropiane dhe se "ky proces do të vazhdojë derisa të gjitha vendet aspirante të bëhen pjesë e tryezës së përbashkët me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian".

Komisionerja Evropiane Kos tha në të njëjtin panel se Mali i Zi dhe Shqipëria mund të përfundojnë negociatat e tyre të anëtarësimit me Bashkimin Evropian deri në fund të mandatit aktual të Komisionit Evropian dhe kur të ketë përparim, edhe Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt.

“Ka dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por gjatë mandatit tonë ne duam të përfundojmë negociatat e anëtarësimit me dy ose tre vende, që nënkupton mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave”, tha komisionerja evropiane, Kos.

Kur u pyet nga moderatorja se cilat janë dy vendet me të cilat mundt të zgjerohet BE-ja dhe në çfarë afati kohor, Komisionerja Evropiane u përgjigj: "Bazuar në sistemin e meritave të deritanishme, Mali i Zi dhe Shqipëria janë përpara, por kur të ketë avancim me Maqedoninë e Veriut, edhe Maqedonia e Veriut mund të përparojë shpejt".

Deklaratës së Kos-it i replikoi kryeministri Mickoski, i cili kujtoi premtimet e BE-së për anëtarësim të shpejtë të vendit pas ndryshimit të emrit.

“Kam vetëm një vërejtje, më kujtohen premtimet me të cilat u përpoqën të na bindin – ndërroni emrin dhe brenda 4-5 vitesh do të bëheni anëtar i BE-së. I uroj fat Malit të Zi dhe Shqipërisë, por ju lutem mos e ndani përvojën tone”, tha Mickoski.

 

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Mucunski, në një deklaratë për RTM-në lidhur me përmbajtjen e takimit me homologun e tij bullgar Georg Georgiev, theksoi se është biseduar për nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë.

“Duam një proces të parashikueshëm, që të ketë një fillim të qartë dhe një fund të qartë. Ne si qeveri nuk do të pranojmë asnjë zgjidhje dhe asnjë kompromis nën shantazh apo presion. Çdo kompromis duhet të korrespondojë me realitetin në të cilin jetojmë dhe me vlerat evropiane që Evropa vazhdimisht na flet për të gjithë ne në të gjithë rajonin, tha Mucunski.

Ministri tha se ai dhe Georgiev diskutuan nevojën për të zhbllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë.

“Kemi folur për nevojën e një rruge të qartë dhe të parashikueshme që të jetë brenda kornizës së standardeve dhe parimeve evropiane. Folëm për nevojën e zbatimit të të drejtave të duhura të pakicave në Bullgarinë fqinje, veçanërisht në lidhje me nevojën për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kur Evropa na flet për zbatimin e vlerave evropiane, duhet që edhe ne të mbrojmë qëndrimet tona, gjegjësisht qëndrimet e të gjithë maqedonasve që jetojnë në çdo vend të botës, përfshirë edhe Bullgarinë fqinje”, theksoi Mucunski.

Mucunski dhe Georgiev u takuan në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut të shtunën. Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të dy ministrat diskutuan për mosmarrëveshjet dypalëshe, bllokimin e rrugës evropiane të vendit nga Bullgaria, si dhe pozitën e pakicës maqedonase në Bullgari.

“Ministri Mucunski shprehu keqardhjen që në vend të zhvillimit të politikës së fqinjësisë së mirë, marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten nën barën e mosmarrëveshje bilaterale, të cilat janë bërë pengesë joparimore për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Ai theksoi se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen me përgjegjësi, përmes dialogut dhe me respekt e mirëkuptim reciprok, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore ndër të tjera nënkuptojnë edhe mbështetjen për integrimet evropiane si angazhim strategjik i shtetit”, citohet në komunikatën e Ministrisë.

Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një kriter horizontal në procesin e integrimit evropian dhe pa to është e pamundur të arrihet anëtarësimi në BE, transmeton BTA.

"Ndërtimi i fqinjësisë së mirë kërkon besim, dialog të hapur, largpamësi dhe përmbushje të detyrimeve," tha ministri i jashtëm bullgar Georgiev në takimin me Mucunskin, njoftoi Ministria e Jashtme bullgare.

Georgiev theksoi se “qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i qartë dhe konsistent”.

“Kompromisi evropian i vitit 2022 përfshin një kompleks masash dhe zbatimi i plotë i tyre është e vetmja rrugë përpara. Përfshirja e bullgarëve, në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut është vetëm hapi i parë, zbatimi i të cilit do t'i mundësojë Shkupit të fillojë negociatat për anëtarësim”, tha Georgiev, duke theksuar se rinegocimi apo anashkalimi i marrëveshjeve të arritura nuk është i mundur.

-Дозволете ми да кажам дека, како што знаете, проширувањето е процес заснован на едногласност, ние сме сите свесни за овој предлог на Владата. Мое скромно мислење е дека тешко дека ќе биде пр

Ambasadori i BE-së Mihalis Rokas deklaroi të premten se ndryshimet kushtetuese janë fakt, por duhet t'i jepet një shans aktiviteteve diplomatike.

“Jemi të vetëdijshëm se kjo është një çështje që qeveria aktuale dëshiron ta zgjidhë me garanci dhe se nuk do të ketë bilateralizim të procesit. Besoj se duhet t’i japim hapësirë veprimtarisë diplomatike dhe të mos humbasim fokusin”, tha të premten ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas.

Në intervistën në edicionin qendror të lajmeve në televizionit kombëtar, Rokas tha se procesi i integrimit europian është i bazuar në merita dhe se kriteret e Kopenhagës dhe kuadri ligjor i BE-së përfshijnë të drejtat e pakicave, veçanërisht planin e veprimit për minoritetet, i cili duhet të jetë i pranishëm. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ai theksoi se ato janë fakt dhe se është një angazhim i ndërmarrë para dy vitesh e gjysmë, unanimisht nga BE-ja, përkatësisht nga shtetet anëtare dhe nga Maqedonia e Veriut.

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан