Konferenca e katërt vjetore për shëndetësië në organizim të AmÇam
- Nën moton "Fuqia e aksionit në kohë për sistemin shëndetësor që porosit", sot në Shkup do të mbahet Konferenca er katërt vjetore për shëndetësi në organizimtë Odës Ekonomike e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut - AmÇam.
Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Nën moton "Fuqia e aksionit në kohë për sistemin shëndetësor që porosit", sot në Shkup do të mbahet Konferenca er katërt vjetore për shëndetësi në organizimtë Odës Ekonomike e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut - AmÇam.
Konferenca, sipas organizatorëve, do të bashkojë përfaqësues të institucioneve, industrisë shëndetësore, bashkësisë akademike dhe organizatave të pacientëve, me qëllim që të identifikohen zgjidhje praktike për sistem më efikas modern dhe të qëndrueshëm shëndetësor.
Ndër folësve pritet pjesëmarrje e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, drejtorit të Agjencisë për ilaçe dhe pajisje mjekësore (MALMED), Sabri Aliti, drejtorit të Drejtorisë për e-shëndetësi Filkret Shabani, si dhe ekspertit ndërkombëtar dr. Prakash Xhej nga Universiteti i Teksasit në Ostin, SHBA. mb/
Foto: AmÇam