Konferencë vjetore mbi Vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin
- "Vizion për reforma për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime të qasshme për qytetarët"- është tema e konferencës vjetore mbi vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin që do të mbahet sot nën organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - "Vizion për reforma për zhvillim të qëndrueshëm dhe shërbime të qasshme për qytetarët"- është tema e konferencës vjetore mbi vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin që do të mbahet sot nën organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Fjalë hyrëse kanë paralajmëruar ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, Drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq, ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer, ambasadori i Suedisë, Ola Sulstrom dhe zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ana Çernishova.
Sipas programit, do të ketë dy sesione: "Perspektivat për decentralizim të avancuar dhe qeverisje lokale" dhe "Avancim të zhvillimit lokal përmes shërbimeve inovative dhe cilësore për qytetarët".
Konferenca e shtatë mbi decentralizimin mbahet me mbështetjen e Qeverisë zvicerane.
Foto: MIA