Konferencë vjetore e Ekualis për qytetari aktive
- Konferencë vjetore për qytetari aktive "KritikUM" sot dhe nesër do të mbahet në Laboratoriumin në Shkup në organizim të Shoqatës për zhvillim edukativ Ekualis.

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Konferencë vjetore për qytetari aktive "KritikUM" sot dhe nesër do të mbahet në Laboratoriumin në Shkup në organizim të Shoqatës për zhvillim edukativ Ekualis.
Kjo konferencë kombëtare, siç thonë organizatorët, paraqet hapësirë për lidhje, ndërtimin e strategjive të përbashkëta, por edhe përforcim për praktikë, shembuj dhe platforma përmes të cilave qytetarët tentojnë t'i ndryshojnë komunitetet.
Sot në kuadër të konferencës, do të mbahen dy panele - Vizione qytetare për qytetin: Në mbrojtje të ajrit, ujit dhe hapësirës publike dhe Sfida në skenën alternative kulturore. Për nesër është paraparë të realizohet shëtitje interaktive të quajtur "Shkupi, pasuria e madhe".
"Përmes këtij edicioni të konferecës do të shohim disa nga arritjet më të qëndrueshme dhe të guximshme të mobilizimit qytetar në shtetin tonë, por në të njëjtën kohë do të flasim për aktivizmin përmes perspektivës së tij të papërsosur, si diçka që ndërrohet, na ndërron edhe neve, në momente ndoshta zhgënjen, por pa dyshim nuk ndalet të inspirojë dhe lëviz përpara. Duke dalë nga formati klasik i konferencës, në ditën e dytë do të organizojmë edhe shëtitje interaktive në qytet, me të cilën do të jemi në kontakt me hapësirën publike, si vend ku betejat tona për çdo ditë ndodhin dhe shkruajmë histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës", thonë nga Ekualis. bsh/
Foto: Printskrin