• петок, 27 септември 2024

Konferencë rajonale për liri interneti

Konferencë rajonale për liri interneti

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Në organizim të Rrjetit raportues hulumtues ballkanik (BIRN) prej sot e deri më 20 qershor në Shkup do të mbahet konferenca rajonale për liri të internetit.

Në konferencë, siç paralajmërojnë nga BIRN, do të marrin pjesë ekspertë nga fusha e të drejtave dhe lirive digjitale nga të gjitha fushat relevante, si dhe të institucioneve të angazhuara për politikat lidhur me internetin.

Mes tyre do të ketë përfaqësues qeveritarë, organizata qytetare, aktivistë për të drejta digjitale, akademikë, gazetarë dhe entuziastë për teknologji dhe politika të internetit nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

"Gjatë tre ditëve të ngjarjes, folësit dhe pjesëmarrësit do të bisedojnë për menaxhimin digjital, prrivatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave, për dezinformatat onlajn dhe ekstremizmin e dhunshëm, për përdorim përgjegjës të inteligjencës artificiale, për dhunë të bazuar gjinore përmes teknologjive informatike dhe komunikuese (TIK), si dhe për nismat rajonale për menaxhim me internetin ku marrin pjesë disa palë të involvuara", thuhet në kumtesën nga BIRN.

Konferencën do ta hapin Ana Petrushevska, drejtoreshë e BIRN Maqedoni dhe ambasadori Dejvid Birn, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja, theksojnë nga BIRN, do të rezultojë me porosi kyçe të cilat do të përfshihen në krijimin e mëtutjeshëm të rekomandimeve, si dhe përmirësim në raportim dhe ngritje të vetëdijes për mediumet dhe forumet për politika në nivel nacional, rajoinal dhe ndërkombëtar nga pikëpamja e Ballkanit Perëndimor. Është organizuar si pjesë e projektit Raportim për të drrejta dhe liri digjitale dhe është mbështetur nga Komisioni evropan. ab/

foto МIА arkivi

 

 

Остани поврзан