• петок, 05 декември 2025

Kondarko: Kompensimet e organeve zgjedhore dhe personave të cilët u angazhuan nga KSHZ-ja për Zgjedhjet lokale 2025 do të zhvillohen në nivel të zgjedhjeve të kaluara të cilat ishin të dyfishta

Kondarko: Kompensimet e organeve zgjedhore dhe personave të cilët u angazhuan nga KSHZ-ja për Zgjedhjet lokale 2025 do të zhvillohen në nivel të zgjedhjeve të kaluara të cilat ishin të dyfishta

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Kompensimet për anëtarët e Këshillave zgjedhorë dhe Komisioneve komunale zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve Lokale 2025 nuk do të ulen, por do të mbeten në nivelin e zgjedhjeve të mëparshme, gjegjësisht zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, informoi  sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Boris Kondarko në seancën publike, në të cilën njëzëri u miratua Rregullorja për përcaktimin e kritereve për kompensimin e anëtarëve të organeve zgjedhore. Kondarkoi potencoi se KSHZ-ja këtë Rregullore e miraton pas çdo procesi zgjedhor, në përputhje me Ligjin zgjedhor. 

"Organet zgjedhore, ato janë Këshillat zgjedhorë, Komisionet komunale zgjedhore, punonjësit në shërbimin profesional, zyrat rajonale dhe personat e angazhuar në bazë të vendimeve përkatëse për organet ndihmëse kanë të drejtë për kompensim të përshtatshëm bazuar në kushte dhe kritere të caktuara të paracaktuara për llojin, fushëveprimin dhe kompleksitetin e kohëzgjatjes dhe kritere të tjera për angazhim në punë", potencoi Kondarko. 

Kryetari i KSHZ-së, në seancën e sotme publike kumtoi se Rregullorja e miratuar do t'u dorëzohet të gjitha organeve zgjedhore dhe në periudhën e ardhshme KSHZ-ja do të veprojë sipas saj dhe në bazë të një vendimi të veçantë do të përcaktojë kompensim përkatës për të gjitha kategoritë e organeve zgjedhore.

"Para së gjithash këtu mendoj për Këshillat zgjedhorë dhe Komisionet komunale zgjedhore. Ka në Rregullore përcaktime të gradacioneve për Këshillat zgjedhorë sipas numrit të votuesve të regjistruar në secilin Vendvotim. Për Komisionet komunale zgjedhore sipas numrit të këshillave zgjedhorë në secilën KKZ, ka kritere të tjera nga të cilat do të udhëhiqet Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Të gjitha organet zgjedhore, Komisionet komunale zgjedhore dhe punonjësit dhe organet ndihmëse të angazhuara paraqesin raporte individuale për punën e tyre. Kompensimet, përafërsisht po flas, sepse ka kategori më shumë, kushte të shumta, gradacione të shumta, në dispozita të ndryshme të Rregullores, do të jenë në nivelin e zgjedhjeve të kaluara, të cilat ishin zgjedhje të dyfishta. Kemi parasysh se Zgjedhjet lokale janë më të gjera dhe më të ndërlikuara për organizim", tha Kondarko. 

Në seancën e sotme publike të 158 të KSHZ-së, Kondarko kumtoi dhe se pas publikimit përfundimtar të djeshëm kanë përfunduar aktivitetet zgjedhore për Zgjedhjet lokale, sot KSHZ-ja njoftoi institucionet kompetente për veprim në përputhje me Ligjin zgjedhor. Kondarko shtoi se KSHZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve lokale në katër komuna në vend, ku nuk kishte censuz. Bëhet fjalë për komunën e Gostivarit, Vrapçishtës, Qendrës Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Në ditët në vijim kur të marrin vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, nga ana e kryetarit të Kuvendit, KSHZ-ja do të caktojë seancë publike ,në të cilën do të fillojë procesi zgjedhor, në këto katër komuna. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан