• петок, 05 декември 2025

Koncerti "Vibracione në flautë" i Fjolla Ramadanit dhe Edita Rusit në QIK të Maqedonisë në Zagreb

Koncerti

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Në Qendrën Informative-Kulturore të Maqedonisë në Zagreb, me koncertin "Vibracione në flautë" i Fjolla Ramadani në flautë dhe Edita Rusi në piano interpretuan një udhëtim të jashtëzakonshëm muzikor për publikun e gjerë. 

"Me interpretimin e tyre delikat të pjesëve muzikore klasike dhe tradicionale, Fjolla Ramadani dhe Edita Rusi interpretuan një festë të vërtetë muzikore, të cilën publiku e shpërbleu me duartrokitje të sinqerta dhe të gjata. Të dy artistet lanë përshtypjen e një dysheje perfekte – komunikimi i përsosur skenik dhe besimi i ndërsjellë ndiheshin në çdo notë të luajtur", theksohet në kumtesën e QIK-së të Maqedonisë në Zagreb. 

Koncerti, siç potencohet në kumtesë, edhe një herë konfirmoi rëndësinë e aktiviteteve programore të QIK-së të Maqedonisë në Zagreb në promovimin e artit muzikor vendas në nivel ndërkombëtar, si dhe nivelin e lartë të kreativitetit dhe profesionalizmit të artistëve të Maqedonisë.

Në sallën e koncertit të mbushur plot e përplot të QIK-së së Maqedonisë në Zagreb morën pjesë përfaqësues të shquar të institucioneve dhe organizatave të Maqedonisë dhe kroate në Zagreb, përfaqësues të korit diplomatik, banorë të shumtë të Zagrebit, maqedonas të cilët jetojnë, punojnë ose studiojnë në Zagreb, profesorë universitar si dhe përfaqësues të qeverisë shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kroacisë. rq/

Foto: QIK në Zagreb

Тагови

Остани поврзан