• петок, 05 декември 2025

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Prej 15.11.2025 fillon detyrimi ligjor për pajisje dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026. rq/

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан