Komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht të lagështa, borë me intensitet të dobët në Kodër të Diellit, në Mavrovë dhe Krushevë
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore sonte zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të lagështa.
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore sonte zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të lagështa.
Siç informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë dhe NP “Rrugët e Maqedonisë”, borë me intensitet të dobët po bie në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Krushevë.
Në aksin rrugor P-1302 Berovë – Strumicë (në fshatin Ratevë) për shkak të rrëshqitjes së madhe të tokës komunikacioni zhvillohet me devijime në gjatësi prej 50 metra.
Të gjitha akset e tjera rrugore në shtet janë të kalueshme. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Shoferëve u rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s