Komunikacioni sot paradite zhvillohet pandërprerë në rrugë të thata
- – Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, informon Lidhja Auto-Mote e Maqedonisë.
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë kryesisht të thata, informon Lidhja Auto-Mote e Maqedonisë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM përkujtojnë se prej 15 nëntor në fuqi hyn detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s