• сабота, 22 февруари 2025

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata

Shkup, 16 shkurt 2025 (MIA) -  Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2025. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

Остани поврзан