• недела, 11 јануари 2026

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, të gjitha drejtimet janë të kalueshme

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, të gjitha drejtimet janë të kalueshme

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Reshjet e dobëta të borës që nuk mbetën në rrugë, ka në qafat malore Kodër e Diellit, Strazhë, Mavrovë-Brod dhe BHukovë. Edhe përkundër kushteve të këtilla të motit, të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë paralajmërojnë se në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër qafa malore është e mundur paraqitja e shembjeve më të vogla, për ç'shkak rekomandohet vëmendje e shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Nga ndërmarrja u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes, ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta adaptojnë shpejtësinë ndaj kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë ndodhen vazhdimisht në terren dhe punojnë në mirëmbajtjen e të gjitha drejtimeve rrugore. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан