• петок, 05 декември 2025

Komunikacioni në vend zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në vend zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektimi i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Rruga Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 17.04.2025 është hapur për trafik për automjete deri në 3.5 ton, përkujtojnë nga LAMM. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан