Komuna e Tetovës organizon takimin e Unionit të komunave turke në botë
- Komuna e Tetovës sot ishte nikoqir i takimit të qyteteve të cilat janë pjesë e Unionit të komunave turke në botë. Siaps kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna e Tetovës ka bashkëpunim të gjatë me komunat në Turqi dhe komunat anëtare të këtij Unioni dhe ka shembull konkret për bashkëpunim ndërkombëtar.

Tetovë, 29 janar 2025 (MIA) - Komuna e Tetovës sot ishte nikoqir i takimit të qyteteve të cilat janë pjesë e Unionit të komunave turke në botë. Siaps kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna e Tetovës ka bashkëpunim të gjatë me komunat në Turqi dhe komunat anëtare të këtij Unioni dhe ka shembull konkret për bashkëpunim ndërkombëtar.
"Kryetari i Unionit drejtpërdrejtë kontribuoi në të kaluarën për Tetovën duke dhuruar rreth 100 kontenjerë kur më së shumti i duhen Tetovës që të menaxhojë me mbeturinat. Punojmë për realizimin e projekteve tjera me Unionin dhe me disa komuna, më konkretisht për një qendër për shkencat natyrore, ku nxënësit tanë nga shkollat fillore dhe të mesme do t'i marrin njohuritë praktike dhe themelore nga kjo qendër. Ka shumë shembuj të tillë në Turqi të cilat janë themeluar nga komunat. Gjithashtu, me kënaqësi të madhe, dua t'i informoj qytetarët se me kryetarin tashmë dakorduam se do të kthehet edhe një projekt i madh dhe i rëndësishëm për Tetovën, ndërsa ai është Sahat kulla në qendrën e Tetovës ku edhe ishte. Një projekt për të cilin është rënë dakord ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Komunës së Konjës, por për fat të keq nga autoritetet paraprake kjo ishte pezulluar", deklaroi Bilall Kasami.
Në pyetjen e gazetarëve pse ka nevojë të ndërtohet Sahat kulla nga një kohë e kaluar, kur dje Kasami tha se nuk duhet të jesh peng i kohëve të shkuara dhe duhet të ndryshohen emrat e rrugëve, ai tha se Sahat kulla ishte simbol i qytetit.
Kryetari i Komunës së Tetovës informoi se kanë marrë donacion prej 100 mijë eurosh nga Komuna e Konjës për investim në përmirësimin e ujit dhe vullnetarisht kanë hequr dorë nga ato mjete për t'i transferuar mjetet në qytetet e prekura nga tërmeti.
Kryetari i Unionit dhe prefekt i komunës së Konjës në Turqi, Ugur Ibrahim Altaj, tha se ky asociacion është formuar në vitin 2003 dhe tani bëjnë pjesë 1200 komuna në mbarë botën. sa/
Foto: MIA