• сабота, 22 февруари 2025

Komuna e Dibrës në konkursin e dytë për marrje të mjeteve nga kredia hungareze do të aplikojë me 27 projekte

Komuna e Dibrës në konkursin e dytë për marrje të mjeteve nga kredia hungareze do të aplikojë me 27 projekte

Dibër, 12 shkurt 2025 (MIA) - Komuna e Dibrës në konkursin e dytë nga projekti qeveritar "100 milionë euro për komunat" do të aplikojë me 27 projekte, konfirmoi për MIA-n kryetari i komunës, Hekuran Duka.

"Projektet janë përgatitur dhe të njejtit janë në vlerë prej 131.649.580 denarëve. Kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore dhe rrjetin e ujësjellësit. Siç është paralajmëruar konkursi i dytë do të publikohet këti ditë dhe jam optimist se do të na pranohen të gjitha projektet e parashtruara", shtoi Duka.

Në të njejtën kohë shprehi kënaqësi nga projektet e pranuara nga konkursi i parë, kur komuna mori 700 mijë euro, të cilat, siç tha, tashmë janë në arkën e komunës dhe janë shpallur tenderë, pas çka, pas zgjedhjes së ofertuesve më të volitshëm, do të fillohet realizimi.

Sqaroi se mbështetje të plotë është marrë për rikonstruimin e rrugës "Migjeni" (ish-APJ), rrugën "Petrit Bomova" (Zdravko Çoçkovski), si dhe ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Mogorçe, ku jetojnë mbi 2000 banorë. Rikonstruimi i plotë i rrugës "Sabri Karameti" (ish-Petre Popovski_ do të realizohet me bashkëfinancim.

Sipas Dukës, ndërkohë po realizohen edhe projekte të tjera, sepse, siç tha, banorët e komunës meritojnë kushte më të mira në çdo fushë. 

Fotо: МIА

Остани поврзан