Komisioni prej tre gjyqtarësh do të duhet të hetojë nëse ka pasur ndonjë mangësi në vendimin e gjyqtares Aleksovska-Stojanovska me rastin e Vasil Jovanovit
- Gjyqtaret Danka Ristova, Antoaneta Dimovska dhe Tatjana Çaçarova Ilievska janë tre anëtaret e Komisionit të formuar nga Këshilli Gjyqësor, i cili në kuadër të kompetencave të tij duhet të hetojë nëse ka pasur ndonjë mangësi në vendimin e gjyqtares Daniela Aleksovska-Stojanovska, nga Gjykata Themelore Penale - Shkup e cila për Vasil Jovanovin, ka shqiptuar masën edukuese-korrigjuese - referim në institucionin korrigjues për të mitur për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Gjyqtaret Danka Ristova, Antoaneta Dimovska dhe Tatjana Çaçarova Ilievska janë tre anëtaret e Komisionit të formuar nga Këshilli Gjyqësor, i cili në kuadër të kompetencave të tij duhet të hetojë nëse ka pasur ndonjë mangësi në vendimin e gjyqtares Daniela Aleksovska-Stojanovska, nga Gjykata Themelore Penale - Shkup e cila për Vasil Jovanovin, ka shqiptuar masën edukuese-korrigjuese - referim në institucionin korrigjues për të mitur për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski sot deklaroi se Komisioni duhet të veprojë me kujdes.
"Komisioni duhet të veprojë me kujdes, të mos bëjë presion mbi gjykatat e apelit, sepse ato normalisht duhet të vendosin në bazë të atij aktgjykimi të shkallës së parë. Nëse është mirë, ata do ta konfirmojnë. Nëse mendojnë se është gabim, se ka shkelje të caktuara të procedurës, do ta shfuqizojnë ose ndoshta do ta rishqyrtojnë. Prandaj, Komisioni duhet të bëjë me kujdes një inspektim dhe pas përfundimit të inspektimit do të përgatisë raportin e tij. Do të veprohet paralelisht. Megjithatë, do të ishte mirë të bënim kujdes sepse nuk duam që Gjykata e Apelit të ndiejë presion nga ana jonë. Mjafton presioni që publiku tashmë ka mbi atë gjykatë", tha Kambovski pas seancës së Këshillit Gjyqësor.
Aktgjykimi për këtë lëndë penale kundër Jovanovit nuk është ende i formës së prerë sepse Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur për procedurën e ankesës.
Vasil Jovanov është djali që ka goditur Frosina Kulakovën në bulevardin "Partizanski Odredi" në Shkup dhe akuzohet se e ka bërë me paramendim pasi ka vozitur pa patentë shofer, në semafor të kuq dhe nën ndikimin e alkoolit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s