Komisioni parlamentar për zgjedhje konstatoi katër anëtarë nga kandidatët në listën për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së
- Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme votoi Viktor Pavlovskin, Sasho Stefanovskin, Petar Gjurovskin dhe Cvetanka Minovskën për kandidatë në listën për anëtarë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme votoi Viktor Pavlovskin, Sasho Stefanovskin, Petar Gjurovskin dhe Cvetanka Minovskën për kandidatë në listën për anëtarë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.
Të tre janë zgjedhur me 10 vota "pro" në propozim të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, deputetit Nikolla Miceski. Miceski tha se ata i përmbushin kushtet e nevojshme sipas shpalljes së publikuar nga Kuvendi dhe kanë marrë pjesë ne debatin publik.
Deputeti nga ZNAM, Daniel Stojçevski për kandidat të listës së anëtarëve të ASHMAA-së e propozoi Cvetanka Minovskën, gazetar në MIA me 28 vite përvojë punë dhe me një biografi të pasur, për të cilën theksoi se i plotëson kushtet e nevojshme për këtë pozitë.
Me kërkesë të grupit parlamentar të LSDM-së, është dhënë një pauzë shkurtër, pas së cilës është votuar propozimi për zgjedhjen e Minovskës në listën e kandidatëve.
Deputetja Ilire Datui nga Aleanca e Shqiptarëve reagoi duke akuzuar për politizim të zgjedhjes të Këshillit të ASHMAA-së dhe u largua nga seanca.
"Nuk ka asnjë arsye që ne të marrim pjesë në këtë lojë të paracaktuar nga partitë politike. Është e qartë se në këtë rast VMRO-DPMNE është koordinuar mirë me ZNAM-in, ndoshta edhe me LSDM-në, dhe në anën tjetër me të Majtën, ndoshta edhe me VLEN-in. Për të mos qenë pjesë e gjithë kësaj dhe për të deklaruar edhe një herë kundërshtimin ndaj ndërhyrjes së politikës në media, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të largohemi nga kjo seancë në shenjë proteste, tha Dauti dhe u bëri thirrje deputetëve të Frontit Evropian që të largohen nga seanca.
Pas prononcimit të Dautit, deputeti Rijad Shakiri nga Aleanca për Shqiptarët kërkoi një pauzë shtesë prej 15 minutash, pas së cilës seanca duhet të vazhdojë.
Në konkursin publik për anëtarë të Këshillit aplikuan 31 kandidatë, por një kandidat e tërhoqi kandidaturën. Kandidatët e regjistruar do të garojnë për shtatë vende në Këshillin e ASHMAA-së. Nga 30 kandidatët që aplikuan, Komisioni votoi se 24 plotësonin kushtet, ndërsa gjashtë nuk plotësonin kushtet, pasi nuk kishin dorëzuar certifikatën e shtetësisë, që ishte një nga kërkesat.
Kushtet për anëtarë në ASHMAA i përmbushin Sasho Stefanovski, Nafije Selmani, Dragica Ljubeska, Petar Xhurovski, Emilija Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andrijana Skerlev Çakar, Lazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, Emilija Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavlovski, Vladimir Gjorgievski, Elena Stojkovska, Zerijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Stojançe Naumov, Afrona Vërzivolli dhe Boris Arsov.
Anëtarët zgjedhen me shumicë prej dy të tretave dhe me shumicë të Badinterit në Komision dhe nga Kuvendi.
Në rend dite të kësaj seance është edhe Konstatimi i Propozim – vendimit për shpallje të konkursit publik për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike. ls/
Foto: Printskrin