• сабота, 22 февруари 2025

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit nuk pranoi të debatojë për zbatimin e Rregullores për ligjin e mbrojtësve

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit nuk pranoi të debatojë për zbatimin e Rregullores për ligjin e mbrojtësve

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Pas dy orëve dhe disa pauzave, Komisioni kuvendor për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit miratoi rendin e ditës në seancën e pestë. Deputetët filluan me shqyrtim të çështjeve në lidhje me zbatimin e Rregullores së Kuvendit gjatë punës së Komisionit të Përhershëm Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit për debatin mbikëqyrës të caktuar për më 25 shkurt të vitit 2025 dhe dhënien e mendimit për shkarkimin e çështjeve kontestuese.

Paraprakisht, deputeti Jovan Mitreski nga LSDM kërkoi në rend dite të vendoset shqyrtimi i çështjeve në lidhje me zbatimin e Rregullores së Kuvendit nga ana e kryetarit të Kuvendit në lidhje me zbatimin e nenit 126 paragrafi 3 dhe dhënia e mendimit për shkarkimin e çështjeve kontestuese në lidhje me të a.q. ligjin për mbrojtësit dhe vënien e tij në rend dite të Komisionit për Punë. Propozimi i Mitreskit nuk ishte pranuar.

Me kërkesë të Borisllav Kërmov nga E Majta, vijoi pauzë 30-të minutëshe. Ai tha se ka kërkuar praninë e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, sepse ai është përgjegjës për Rregulloren, ta dëgjojë debatin përmbajtësor.

"Ai nuk është këtu dhe kërkoj pauzë të provojmë të sigurojmë praninë e tij që të dëgjohet debati i materialeve që do të vazhdojë pas pauzës", tha Kërmov. sa/

Foto: Kuvendi/Printskrin

 

Остани поврзан