• петок, 05 декември 2025

Komisioni amë i mbështeti ndryshimet e Ligjit për të drejtën e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind

Komisioni amë i mbështeti ndryshimet e Ligjit për të drejtën e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) – Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me nëntë vota "për" dhe asnjë "kundër" ose të përmbajtur, sot konstatoi se propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për të drejtën e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë është i pranueshëm dhe duhet të dërgohet në lexim të mëtutjeshëm para deputetëve. 

Këtë propozim ligj, komisioni e shqyrtoi si organ amë, në mbledhjen e sotme të 41-të, propozues i të cilit është Qeveria përmes Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe ministrit të këtij dikasteri Ivan Stilkoviq. Kryetari i komisionit, Lupço Prenxhov pas votimit tha se do të dërgohet në lexim të mëtutjeshëm në Kuvend, ndërsa si raportuese e mbledhjes së kuvendit ishte caktuar deputetja Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE. 

Para deputetëve të pranishëm të komisionit, përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Nexhdet Mustafa tha se propozim ligjin deputetët e kanë në formë të shkruar në lidhje me emërimin e drejtorit, zëvendësit dhe formulimeve të tjera teknike, për të cilat tha se janë adekuate me rregullat e përgjithshme ligjore. 

Për këtë propozim nuk kishte debat, ndërsa paraprakisht ishte miratuar edhe procesverbali nga mbledhja e 40-të. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан