Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, për vizitë në vendin tonë
- Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Armatën e saj nga 9 deri më 11 dhjetor.
Shkup, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Armatën e saj nga 9 deri më 11 dhjetor.
Siç njoftoi ARM-ja, pasi u prit me nderime të larta ushtarake, gjenerali Najt do të takohet me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sasko Lafçiski dhe ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajlovski.
Gjatë qëndrimit, sipas agjendës, është planifikuar edhe një takim me presidenten e vendit dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe me kryeministrin, Hristijan Mickoski.
Në kuadër të vizitës, siç informojnë nga ARM-ja, komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit do ta vizitojë edhe Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup, ku janë planifikuar takime me udhëheqjen e Akademisë. sa/
Foto: MIA Arkivi