• сабота, 22 февруари 2025

Kolegjiumi mjekësor i Klinikës në Kozle kërkon shkarkimin e u.d. drejtoreshës, nga Klinika thonë se çdo sjellje mjekësore jashtë etikës mjekësore duhet të sanksionohet

Kolegjiumi mjekësor i Klinikës në Kozle kërkon shkarkimin e u.d. drejtoreshës, nga Klinika thonë se çdo sjellje mjekësore jashtë etikës mjekësore duhet të sanksionohet

Shkup, 31 janar 2025 (MIA) - Çdo sjellje mjekësore jashtë etikës mjekësore, veçanërisht gjatë kryerjes së ndërhyrjes ndaj një personi të mitur duhet të sanksionohet, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët “Kozle”, pasi sot kolegjimu mjekësor i Klinikës me një një letër proteste ka kërkuar shkarkimin e ushtruesit të detyrës drejtoreshës, dr. Karolina Simonovska.

"Lidhur me sulmin e orkestruar politik në ISHP Klinikën Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët Kozle, u.d drejtoresha dr. Karolina Simonovska, opinioni duhet ta dijë se çdo sjellje mjekësore jashtë etikës mjekësore, veçanërisht gjatë kryerjes së një ndërhyrjeje ndaj një të mituri, duhet të sanksionohet që të mos ndodhin pasoja më të rënda për të cilat çdo reagim do të ishte tepër vonë. Sjellja arrogante dhe pengimi i punës është i ndaluar dhe duhet të sanksionohet pavarësisht se kush është. Një kolegjium i tërë ekspertësh i qëndron këtij vendimi. Klinika funksionon sipas ligjit dhe zbaton rregulloret ligjore, thuhet në reagimin e Klinikës Universitare për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët Kozle.

Kolegjiumi mjekësor i Klinikës për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët Kozle, në një letër proteste dërguar mediave, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm dhe urgjent të u.d. drejtoreshës Karolina Simonovska sepse është marrë vendim për shkarkimin e Dr. Veselinka Mitrovska Josifovska, specialiste e ORL dhe bronkoskope me përvojë shumëvjeçare.

Në letrën kolegjiumi mjekësor kërkon nga institucionet kompetente, nga ministri i Shëndetësisë dhe nga kryeministrit, që t'i japin fund, siç theksohet,  arbitraritetit të d-r Simonovskës sepse, siç thonë, Klinika "Kozle"  është një institucion shtetëror me rëndësi të jashtëzakonshme në ofrimin e kujdesit shëndetësor për grupin më të rrezikuar të pacientëve - fëmijët. 

“Skandali i fundit që ka tronditur klinikën, mjekët dhe pacientët tanë është se doktoresha Veselinka Josifovska Mitrovska është shkarkuar në mënyrë të paskrupullt nga puna. Në vendimin e shkarkimit të marrë nga menaxhmenti, ajo akuzohet se ka qenë fizikisht e pranishme në sallën e bronkoskopisë kur është kryer një ndërhyrje për të hequr një trup të huaj nga rrugët e frymëmarrjes së një prej pacientëve tanë", thuhet në letrën e Kolegjiumit mjekësor të Klinikës në të cilën ata i japin mbështetje mjekes. 

Mjekët nga "Kozle" thonë se pikërisht prania e mjekes në sallën e theksuar e konfirmon shqetësimin e saj për shëndetin e pacientëve që janë në fushën e saj.

"D-r Josifovska ka hasur në një takim jo të këndshëm me drejtoreshën, edhe atë gjatë ndërhyrjes, dhe e njëjta ka tentuar ta largojë me dhunë nga salla, për të cilën ka edhe dëshmitarë. Njoftojmë opinionin se ndërhyrja tek fëmija ka rezultuar me sukses, i është hequr një trup i huaj nga rrugët e frymëmarrjes së pacientit", theksohet në letrën e Kolegjiumit mjekësor. 

Mjekët konsiderojnë se koleges së tyre i është bërë padrejtësi e plotë dhe pa asnjë faj ka marrë vendim për shkarkim. 

"Shprehim mbështetjen tonë më të fortë të pa rezervë për kolegen tonë d.r Veselinka Josifovska Mitrovska, për të cilën besojmë se është i është bërë padrejtësi e plotë dhe pa asnjë faj po merr vendim për shkarkim nga menaxhmenti aktual”, theksojnë në letrën nga Kolegjiumi mjekësor.

Sipas tyre, me një sjellje të tillë drejtoresha po e shkatërron spitalin, ndërsa kjo reflektohet drejtpërdrejt te pacientët.

Në letrën kujtojnë se janë zhvilluar takime me ministrin e Shëndetësisë, në të cilat janë vënë në dukje problemet në klinikë. Janë dhënë 30 nënshkrime të mjekëve që kërkojnë shkarkimin e drejtorit. Ende pritet përgjigje për shkarkimin e saj", thonë nga Kolegjiumi mjekësor. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан