Kocevski: Prokuroria do të veprojë profesionalisht në rastin e Frosina Kulakovës, qytetarët pjesërisht kanë të drejtë se sistemi është fajtor
- Prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski sot theksoi se Prokuroria do të veprojë në mënyrë profesionale në rastin e Frosina Kulakovës, 22 vjeçares stiliste e modës nga Negotina e cila u përplas në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin "Aradhat partizane" nga ana e 20 vjeçarit Vasil Jovanov nga Shkupi i cili ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferë dhe ka kaluar në semafor të kuq, përderisa ajo kalonte vendkalimin për këmbësorë.

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski sot theksoi se Prokuroria do të veprojë në mënyrë profesionale në rastin e Frosina Kulakovës, 22 vjeçares stiliste e modës nga Negotina e cila u përplas në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin "Aradhat partizane" nga ana e 20 vjeçarit Vasil Jovanov nga Shkupi i cili ka vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferë dhe ka kaluar në semafor të kuq, përderisa ajo kalonte vendkalimin për këmbësorë.
"Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të vajzës tashmë të ndjerë, me të vërtetë bëhet fjalë për një jetë të re të humbur që nuk mund të kompensohet me asnjë dënim. Unë i bind qytetarët se Prokuroria publike do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore, do të jetë transparente në këtë procedurë, qytetarët do ta dinë se si do të veprohet dhe në cilin drejtim do të shkojnë provat", ka thënë Kocevski në emisionin "DailyClick". në TV21.
Ai ka theksuar se qytetarët kanë pjesërisht të drejtë kur thonë se fajin e ka sistemi.
"Ju keni pjesërisht të drejtë sepse disa nga dispozitat ligjore janë të tilla që vetëm PP, duke përfshirë edhe gjykatën, mund të zbatojë ligjin ashtu siç ekziston. Me ndryshimet në Kodin penal është futur një vepër e re penale - vozitje e pakujdesshme, por nuk është fshirë dispozita e procedurës së kundërvajtjes, ku edhe disa nga veprimet e përfshira në atë vepër penale janë përfshirë në ligjin për kundërvajtje. Në rast të tejkalimit të shpejtësisë së vozitjes, policia pas përcaktimit të saj mund të ngrejë procedurë kundërvajtëse dhe ajo procedurë shkon drejtpërdrejt në Gjykatë, që do të thotë se në këtë përfshihen edhe elementët e veprës penale dhe këtu praktika duhet të unifikohet", shtoi prokurori publik i shtetit.
Kocevski thotë se po hetohet nëse shoferi që ka goditur Frosinën e ka kryer veprën me paramendim apo nga pakujdesia.
"Prokurori publik do të hetojë nëse ka mundësi të bëhet fjalë për paramendim, duke pasur parasysh se nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit, nuk ka pasur patentë shofer, ka vozitur me shpejtësi shumë, shumë më të madhe se e lejuara dhe ka kaluar në semafor të kuq, do të shohim gjatë procedurës nëse ka vend nëse veprën penale e ka kryer me paramendim. Në përgjithësi, pothuajse të gjitha veprat penale kryhen në komunikacion nga pakujdesia", tha ai.
Kocevski nuk beson që telefoni i Vasilit nga burgu të ketë pasoja ndaj rastit.
"Në rastin konkret nuk mund të ketë shumë ndikim, sepse është aksident ku janë siguruar prova materiale, nuk është kontestuese se ka kaluar në semafor të kuq, do të vërtetohet se ka qenë nën alkool. Shpejtësia do të përcaktohet si dhe mënyra se si ka vozitur, kështu që mendoj se thirrja në telefon nuk do të jetë thelbësore në procedurë", shton Kocevski.
Për 20 vjeçarin nga Shkupi i dyshuar për vdekjen e Frosinës është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa paraprakisht ka qenë i akuzuar për një tjetër aksident trafiku dhe për përdorim të paligjshëm të drogës. rq/
Foto: printskrin nga video