• сабота, 22 февруари 2025

Kocevski: Pa marrë parasysh që është në arrati, procedura për Grubin vazhdon

Kocevski: Pa marrë parasysh që është në arrati, procedura për Grubin vazhdon

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) – Pa marrë parasysh që është në arrati, edhe për Artan Grubin edhe për të dyshuarin tjetër, procedura vazhdon edhe më tutje dhe publiku do të njoftohet, deklaroi prokurori shtetëror publik Lupço Kocevski për mediat i pyetur nëse ka progres në hetimin për ish zëvendëskryeministrin, duke shtuar se edhe krahas urdhër-arrestit ndërkombëtar, prokurorët publikë edhe “më tutje ndërmarrin veprime lidhur me procedurën”. 

Kocevski para fillimit të mbledhjes së 14-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë i pyetur nëse ka parahetim për gjykatësin Enver Bexheti, i vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së, u përgjigj se “bashkë me atë lëndë që ka të bëjë edhe për gjykatësin, edhe për Artan Grubin, dhe eventualisht për kryerës tjetër, po zhvillohet procedurë parahetimore dhe më tutje do të shihet se si do të zhvillohet. 

Njoftoi se nuk ka filluar hetim për vendosjen në sirtar të lëndës së ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijllkov. 

“Hetim jo, ende po punohet për parahetim, po grumbullohen dëshmitë dhe për atë lëndë publiku do të njoftohet, ndërsa për momentin për ato veprime që janë ndërmarrë nga ana jonë, publiku është njoftuar”, tha Kocevski. 

Për hetimin financiar për rastin “Soravia”, u përgjigj se për Drin Ahmetin ka dy procedura – njëra zhvillohet në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar, ndërsa procedura tjetër në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup. 

“Njëra procedurë është ndihmë juridike për ‘Soravia’, ndërsa procedura tjetër është për gërmimin e mineraleve natyrore”, tha Kocevski. 

Për rastin me EMV, prokurori publik theksoi se Prokuroria Themelore Publike në Manastir zhvillon procedura për gjashtë tenderë publikë. 

“Mund të theksoj se tani intensivisht punohet dhe plus është e përfshirë edhe Policia Financiare. Shpresojmë të arrijmë shpejtë në dëshmi eventuale”, tha Kocevski. 

Në pyetjen nëse Prokuroria e heton certifikatën për gjuhën angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, si dhe për një numër të madh të certifikatave të tjera kontestuese për të cilat u fol në publik, prokurori u përgjigj se për lëndën me Hristovskin presin përgjigje për kërkesën që i është dërguar Bullgarisë për ndihmë ndërkombëtare juridike. 

Siç sqaroi, kërkesën deri te kolegët nga Bullgaria është nëse certifikata është dhënë nga organi kompetent gjegjësisht shkollë, institucion ose ndonjë institucion e cila për momentin ka dhënë certifikata të tilla dhe ishte regjistruar. 

“Lidhur me certifikatat, edhe ministri i Punëve të Brendshme deklaroi se sipas njohurive të tij ka rreth 500 certifikata të cilat gjoja janë falsifikuar. Sa i përket personit të cilin e përmendët, edhe për atë lëndë te organet kompetente bullgare është dorëzuar kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare, sapo ta marrim, do të veprojmë dhe do të merret vendim i prokurorisë publike”, deklaroi Kocevski. 

Lidhur me hetimin për biznesmenin e Strumicës për të cilin në kumtesën e fundit PPRMV informoi se DAP nuk ka gjetur parregullsi, Kocevski u përgjigj se nuk mund të ndaj hollësi me publikun sepse bëhet fjalë për parahetim, dhe siç tha, nuk mund të publikohen më shumë se kumtesa e dhënë e Prokurorisë. 

Në pyetjen se si e komenton atë që në komision kuvendor është vlerësuar negativisht Raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe nëse vlerëson se pesë anëtarë në Këshillin që i zgjedh Kuvendi duhet të japin dorëheqje për shkaqe morale, Kocevski u përgjigj se këtë nuk mund ta komentojë sepse, tha, është qëndrim i Këshillit dhe është detyrim i tyre moral nëse do të japin dorëheqje. 

Në pyetjen e njëjtë kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, për mediat deklaroi se ajo e ka prezantuar Raportin dhe se “punë e Kuvendit është se si do ta vlerësojë”. 

“Deri më sot nuk jemi të njoftuar nëse është vlerësuar”, tha Dimitrieska. 

Në pyetjen si e komenton qëndrimin e ekspertëve se nga Këshilli Gjyqësor dhe nga Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të fillojnë reformat në gjyqësor, me të cilat do të ngritët besimi në publik i cili tani është shumë i ulët, kryetarja u përgjigj se Këshilli i Prokurorëve Publikë si institucionin “nuk është përmendur në kuptim negativ në asnjë prej raporteve – as i ekspertëve vendorë as i ekspertëve të huaj”. 

“Anëtarët e Këshillit në mënyrë objektive, ligjore dhe të paanshme e kryejnë funksionin e tyre në mbrojtje të vlerave themelore të shtetit”, theksoi Dimitrieska. 

Në mbledhjen e 14-t të Këshillit të Prokurorëve Publikë ajo propozoi anëtarë të cilët do të jenë koordinatorë në prokuroritë e larta publike rajonale në Manastir, Gostivar, Shtip dhe Shkup, në bazë të Orarit vjetor për punën e anëtarëve të Këshillit. Në rend dite të mbledhjes ishte edhe vendimi për ndërprerjen e funksionit të prokurorit publik Jovan Serafimovski për shkak se e përmbush kushtin e moshës së pensionimit. fc/

Fotografia: MIA

 

 

Остани поврзан