• петок, 21 февруари 2025

Kocevski: Marrëdhëniet ndërpersonale në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup janë përkeqësuar, pikërisht për këtë e propozova Natasha Kërstevska Calevën për funksionin

Kocevski: Marrëdhëniet ndërpersonale në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup janë përkeqësuar, pikërisht për këtë e propozova Natasha Kërstevska Calevën për funksionin

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Marrëdhëniet ndërpersonale në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup janë përkeqësuar dhe pikërisht për këtë e kam propozuar prokuroren publike Natasha Kërstevska Caleva për funksionin, thotë prokurori publik republikan, Ljupço Kocevski.

Kocevski theksoi se Kërstevska Calena është një prokurore publike me integritet dhe pikërisht për këtë e ka propozuar të drejtojë Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, derisa vazhdon distanimi nga funksioni i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi.

"Kjo prokurore publike ka integritet dhe pikërisht për shkak të atyre marrëdhënieve të prishura ndërpersonale, vlerësova se është më përshtatshme që të kryejë disa detyra në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup. Ky nuk është një ushtrues detyre, por një prokuror që do të nënshkruajë, do të marrë postë, do të shpërndajë dhe do të kryejë çështje aktuale, sepse vijon një raport, një llogari përfundimtare etj. Pra, një prokurori publik duhet të kryejë detyra të caktuara dhe pikërisht për këtë", tha Kocevski.

I pyetur nëse tërheqja e saj nga funksioni është bërë nën presion dhe procedurën për shkarkimin e tij, Kocevski tha se nuk është njoftuar nga ajo për kërkesën dhe se për këtë ka marrë vesh nga kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë.

"Mua nuk më tha asgjë, une isha tani i befasuar. Nuk e di cilat mund të jenë arsyet e vërteta. A është kjo që shkruante në kërkesën, duke pasur parasysh se bëhet fjal për vetëm një fjali, se ajo kërkon të lirohet nga kryerja e këtyre obligimeve për t'iu përkushtuar punës së lëndëve", tha Kocevski.

 Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e ardhshme do të vendosë për kërkesën e prokurores publike Natasha Kërstevska Caleva që të lirohet nga funksioni shefe e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, derisa zgjat distancimi nga funksioni i prokurorit të lartë publik, Mustafa Hajrullahi.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrievska, në mbledhjen e sotme, informon se gjatë ditës së djeshme në Këshill është parashtruar lutje ose kërkesë nga ana e prokurores Natasha Kërstevska Caleva. 

“Një letër e shkurtër në të cilën bëhet e ditur se duke pasur parasysh atë që sapo kam ardhur në PLP Shkup dhe kam nevojë të përqendrohem në punë të lëndëve, lutem që të lirohem nga kjo detyrë të cilës më mirë do t’i përgjigjej prokuror publik me përvojë më të madhe të punës”, informon Dimitrievska. 

Vendimin Kërstevska Caleva ta marrë funksionin shefe e Prokurorisë së Lartë Publike, derisa zgjat distancimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi, Këshilli e mori në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt të këtij viti.  ls/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан