• петок, 05 декември 2025

Koalicioni VLEN i ka caktuar emrat e ministrave të rinj në Qeveri

Koalicioni VLEN i ka caktuar emrat e ministrave të rinj në Qeveri

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Në Koalicionin VLEN janë harmonizuar postet e reja ministrore, pas zgjedhjes së Izet Mexhitit si kryetar i Komunës së Çairit, thonë burime nga koalicioni për MIA-n. Ndërkohë nga Qeveria për MIA-s deklaruan se VLEN ende nuk ka paraqitur deri te ata propozim dhe, siç tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, ata presin që kjo të ndodhë më së voni deri të hënën.

Sipas burimeve në koalicionin VLEN, Bekim Sali do të jetë kandidat për postin e zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit për Eurointegrime, Muhamed Hoxha për dikasterin e Mjedisit Jetësor, ndërsa Bashkim Bakiu do të propozohet si ministër i ri i Shëndetësisë në vend të Azir Aliut. Aliu, nga ana tjetër, duhet të marrë drejtimin e Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Ministri aktual për Eurointegrime, Orhan Murtezani, është nominuar për ambasador në Bruksel.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot në një deklaratë për mediat se pret që VLEN t'i paraqesë emrat e zyrtarëve të rinj të hënën, pasi të jenë finalizuar, por shtoi se këto janë emrat që pak a shumë qarkullojnë në opinionin publik.

"Nuk do të ketë dikastere të reja, VLEN nuk do të marrë një person shtesë, i njëjti person do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër", tha Mickoski. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан