Klinsman: Gjermania është ndër favoritët për titullin KB 2026
- Ish-trajneri i Gjermanisë, Jirgen Klinsman, vlerësoi se Gjermania ka një shans për të fituar Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
Berlin, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Ish-trajneri i Gjermanisë, Jirgen Klinsman, vlerësoi se Gjermania ka një shans për të fituar Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
"Çdo gjë është e mundur. Gjermania është ndër favoritët, së bashku me kombet e tjera të mëdha evropiane. Pastaj janë dy fuqitë e mëdha Brazili dhe Argjentina, të cilat gjithashtu do të kenë diçka për të thënë", tha 61-vjeçari Klinsman, i cili fitoi Kamionatin e Botës si futbollist në vitin 1990.
Sipas Klinsmanit, Kampionati Botëror 2026 do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë pjesëmarrësit.
"Ky turne do të jetë një sfidë e madhe për të gjitha ekipet e përfshira - do të jetë një maratonë. Dhe pse të mos e kalojmë këtë maratonë deri në fund dhe të realizojmë një surprizë të madhe duke fituar titullin e kampionit botëror", shtoi ai.
Klinsmani ishte trajneri i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 2006, kur Gjermania përfundoi e treta.
Foto: Arkivi