Klekovski: Jemi të varur nga një pajisje skanimi PET dhe nga një furnizues i lëndëve të para, nëse vjen koha për servisim nuk ka alternativë
- Sipas drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, në vend mungon strategjia për zhvillimin e rrjetit shëndetësor.

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Sipas drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, në vend mungon strategjia për zhvillimin e rrjetit shëndetësor.
"Për shembull, ne jemi të varur nga një pajisje PET-skanim dhe një furnizues i lëndëve të para. Nëse vjen koha për shërbim, nuk ka alternativë", tha Klekovski, duke shtuar se është dashur të krijohet një plan B për defektet dhe serviset e ardhshme.
Si një shembull tjetër të dështimeve në shëndetësi, ai potencoi rastin e tomografisë kompjuterike në Strumicë.
Në emisionin e mbrëmshëm "Klik plus” në "TV21", tha se nuk mund të funksionojë me një qendër onkologjike për të gjithë vendin.
"Nuk është e qëndrueshme, që dy milionë njerëz të varen nga një qendër onkologjike. Bullgaria, për shembull, ka 35 spitale ku aplikohet target-terapia. Duhet të decentralizojmë sistemin dhe kjo duhet të jetë pjesë e strategjisë", ka thënë Klekovski.
Ai shtoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë është i vjetruar dhe duhet të përshtatet me nevojat aktuale.
"Qendra klinike shpenzon gjysmën prej të gjithë shëndetit publik. Për barnat kundër kancerit, pacientët nga Dibra, Probishtipi apo Strumica duhet të udhëtojnë deri në Shkup. Kjo duhet të ndryshojë", nënvizon drejtori i FSSH-së.
Klekovski, mes tjerash, tha se përsëri janë duke diskutuar për t'u kthyer në funksion Qendra e transplantit e cila është mbyllur që në kohën e pandemisë së Kovid-19. rq/
foto: TV21/printskrin