• недела, 11 јануари 2026

KE-ja propozoi 7,5 milionë euro për largim nga puna të punëtorëve të kompanisë "Audi" në Belgjikë

KE-ja propozoi 7,5 milionë euro për largim nga puna të punëtorëve të kompanisë

Bruksel, 9 janar 2026 (MIA) - Komisioni evropian sot propozoi nga Fondi evropian për adaptim të punëtorëve të larguar nga puna drejt globalizimit (EFG) të ndajnë 7,5 milionë euro në mënyrë që të ndihmohen 3.411 persona, të cilët mbetën pa punë si pasojë e mbylljes së fabrikës së industrisë automobilistike gjermane "Audi" në Bruksel.

Vitin e kaluar në shkurt "Audi" e mbylli fabrikën e vet në Bruksel, ku prodhohej modeli "Q8e-tron", me ç'rast u larguan nga puna të gjithë 2.580 punëtorët e fabrikës. Si pasojë e kësaj mbylljeje edhe disa furnizues të kompanisë "Audi" në belgjikë larguan nga puna 834 punëtorë.

Me propozimin e KE-së parashihet që punëtorët e mëparshëm të "Audit"-t dhe furnizuesit e tij të ndihmohen për t'u adaptuar kërkesave të tregut të punës.

Për atë qëllim me mjetet e parapara do të organizohen trajnime për përsosje dhe për zhvillim të shkathtësive të reja të punës, si dhe shërbime këshilldhënëse për të ndihmuar punëtorët e larguar për inicim të bizneseve të veta.

Propozimi i këtillë i Komisionit tani do të vihet për miratim nga an e Parlamentit evropian, me shumicë të thjeshtë, edhe nga ana e Këshillit të BE-së, me shumicë kualifikuese.

Prej vitit 2007, përmes EGF-së iu është ndarë ndihmë e prëgjithshme në shumë prej 727 milionë eurove mbi 181.000 personave në 20 vende anëtare të BE-së. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан