• сабота, 22 февруари 2025

KE: Vendosja e “tarifave reciproke” nga ana e SHBA-së është hap në drejtim të gabuar

KE: Vendosja e “tarifave reciproke” nga ana e SHBA-së është hap në drejtim të gabuar

Bruksel, 14 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Evropian vlerëson se vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e “tarifave reciproke” është një hap në drejtim të gabuar.

"BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj një sistemi të hapur dhe të parashikueshëm tregtar global që kanë interes të gjithë partnerët. BE-ja ka disa nga tarifat më të ulëta në botë dhe nuk sheh asnjë arsye për të rritur tarifat e SHBA-së për eksportet e saj", thuhet në reagimin e KE-së për vendimin e Trampit. 

Në reagim përsëritet gjithashtu qëndrimi i shprehur më parë nga përfaqësuesit e BE-së se tarifat janë taksa dhe se me vendosjen e tyre, SHBA-ja po takson qytetarët e vet, po i rrit shpenzimet për biznesin, e ngulfasin rritjen dhe nxisin inflacionin. 

Sipas KE-së, tregu botëror ka përjetuar rritje në kushte të parashikueshme, rregulla transparente dhe tarifa të ulëta, dhe në këtë drejtim BE-ja ka punuar për dekada me partnerë tregtarë si SHBA-ja për të ulur tarifat dhe barrierat e tjera tregtare në mbarë botën, duke përforcuar këtë hapje përmes dispozitave detyruese në sistemin tregtar të bazuar në rregulla, angazhime që Uashingtoni tani po i minon.

Në reagim thuhet se BE-ja është një nga ekonomitë më të hapura në botë, me mbi 70 për qind të mallrave të importuara pa doganë dhe norma mesatare doganore e Unionit është ndër më të ulëtat në nivel global.

Sipas Komisionit, pikërisht për shkak të këtyre arsyeve BE-ja ka rrjetin më të madhe dhe rritjen më të shpejtë të marrëveshjeve tregtare në botë dhe ka lidhur mbi tre herë më shumë marrëveshje tregtare se sa SHBA-ja. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан