KB: Ish regjimi në Bangladesh mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit
- Kombet e Bashkuara akuzuan regjimin e rrezuar në Bangladesh, të udhëhequr nga ish kryeministri Sheik Hasina, për kryerjen potenciale të krimeve kundër njerëzimit gjatë ballafaqimit brutal me protestat e viteve të kaluara në të cilat, gjoja humbën jetën 1.400 njerëz, lajmëroi DPA.

Daka, 12 shkurt 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara akuzuan regjimin e rrezuar në Bangladesh, të udhëhequr nga ish kryeministri Sheik Hasina, për kryerjen potenciale të krimeve kundër njerëzimit gjatë ballafaqimit brutal me protestat e viteve të kaluara në të cilat, gjoja humbën jetën 1.400 njerëz, lajmëroi DPA.
Raporti i fundit i Zyrës së Komisariatit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, të publikuar sot në Gjenevë, ka gjetur prova për politikë formale qëllimi i së cilës është t'i sulmojë me dhunë demonstrantët antiqeveritar dhe mbështetësit e tyre.
Raporti ngriti brengë se këto veprime mund të kualifikohen si krime kundër njerëzimit, që garanton hetime penale plotësuese.
Protestat, të cilat u përshkallëzuan në trazira të gjera në mbarë Bangladeshin verën e kaluar, arritën kulmin me rrëzimin e Hasinës nga detyra më 5 gusht, duke i dhënë fund sundimit të saj 15-të vjeçar.
Tani në mërgim në Indi, Hasina dhe ndihmësit e saj përballen me akuza të shumta penale në lidhje me reagimin e tyre të dhunshëm ndaj kryengritjes.
Në një deklaratë që shoqëron raportin, shefi i KB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk e përshkroi goditjen e dhunshme si një strategji të qëllimshme dhe të koordinuar nga qeveria e mëparshme për t'u kapur në pushtet përballë kundërshtimit të gjerë.
Ai akuzoi administratën e mëparshme, shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, si dhe elementë të dhunshëm të lidhur me partinë Liga Avami të Hasinës, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
"Dëshmitë dhe provat që kemi mbledhur paraqesin një pamje shqetësuese të dhunës së pakontrolluar shtetërore dhe vrasjeve në shënjestër, të cilat janë ndër shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut dhe mund të përbëjnë gjithashtu një krim ndërkombëtar," shtoi Turk.
Një raport i KB-së vlerëson se midis 1 korrikut dhe 15 gushtit, deri në 1.400 njerëz mund të jenë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur.
Shumica e viktimave thuhet se u qëlluan nga forcat e sigurisë dhe 12 deri në 13 për qind e të vrarëve ishin fëmijë, shtoi ai. sa/
foto: EPA